Eurodeputeti austriak përshëndet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi
Thembra e madhe e Akilit të Evropës është fakti që Ballkani Perëndimor nuk është ende plotësisht i integruar dhe Serbia dhe Kosova kanë një rol të rëndësishëm në këtë.
Kështu tha anëtari i Partisë Popullore Austriake në Parlamentin Evropian Lukas Mandl, duke përshëndetur vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Nëse Beogradi dhe Prishtina nuk pajtohen dhe nuk arrijnë një marrëveshje, ata do të mbeten mbrapa në atë rrugë, bashkë me tërë rajonin, dhe do të qëndrojnë subjekt i ndikimit nga pjesë të tjera të botës, pushtetarët e të cilëve nuk ndajnë vlerat evropiane”, tha Mandl në një deklaratë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.