EULEX monitoroi nga afër zbatimin e marrëveshjes për targat
Ai deklaroi se ekipet monitoruese kanë vizituar gjashtë pikat e përbashkëta kufitare dhe se marrëveshja është duke u zbatuar.
“Sistemi i ri funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin e marrëveshjes”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Ndërsa pika e dytë e marrëveshjes për vendosjen e stikerave në elementet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë , nisi zbatimin që nga e hëna.
Deri më 8 tetor, veturat të cilat nuk fshihen simbolet shtetërore në Kosovë do të dënohen sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.