Eskalon situata: Radikalët e Sheshelit i dhurojnë brekë ministres serbe në Kuvend
Dy deputete e një deputet nga paria radikale serbe e kriminelit, Vojislav Seselj, kanë zbuluar një metodë të çmendur të parlamentarizmit, e fyejnë dhe i dhurojnë brekë Ministres së Infrastrukturës dhe zëvendës kryeministres së qeverisë serbe, Zorana Mihailovic, pasi kjo ju përgjigjej akuzave të tyre për tradhti e korrupsion me një pllakat ku shkruhej ‘rrena radikalësh’.
Ishin deputetet Vjerica Radeta, Natasa Jovanovic dhe Ruzica Nikolic që i dhuruan brekët ministres pasi deputeti tjetër nga radhët e radikalëve Milorad Mircic që i shfaqi i paketoi ato për ministren.
Radikalët e akuzonin ministren e infrastrukturës për korrupsion, spiunazh dhe hajni të shtetit. Në seancë po diskutohej për projektin që do ndërtohet në korridorin e Moravës nga një kompani kineze në vlerë prej 800 milionë euro. Radikalët pretendojnë se 300 milionë prej asaj vlere janë shtuar në kontratë për t’i vjedhur pastaj.
Tre herë e ndërpreu seancën kryesuesi i seancës por nuk u qetësuan radikalët, shpalosi brekët nga pakoja dhe i paraqiti e më pastaj ja dërguan ministres. Kryesuesi i kuvendit i lëshoi nga një vërejtje deputetëve radikalë.