Eskalon situata, azilantët tentojnë ta djegin Kampin e Vranidollit
Ka eskaluar situata në kapin ku Kosova mban shtetasit e huaj si azilantë në Kampin e Vranidollit.
Për shkaqe tani për tani të panjohura, situata në kamp ka eskaluar rreth orës 3 të mëngjesit.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se situata gati ka dalë jashtë kontrollit dhe disa azilantë kanë tentuar ta djegin kampin.
Për këtë arsye kanë intervenuar edhe njësitet elite të Policisë së Kosovës për të parandaluar më të keqën.
Policia ka shoqëruar disa nga të huajt – azilantë, dhe po interviston ata për të kuptuar këtë tentim për të djegur kampin.
Në Kosovë të huajt që kërkojnë azil vendosen në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll, por edhe një qendër tjetër që gjendet në Lipjan.