Erza Muqolli ndezë atmosferën në Prishtinë-Këndon dy herë “xhamadani vija-vija”
Artistja e re dhe talentuar me prejardhje nga Kosova, Erza Muqolli, po mban një koncert në Prishtinë.
Interesimi për të përcjellë këndimin e Erzës, është shumë i madh.
Publiku me interes të veçantë po përcjellë interpretimin e talentës.
Kënga “xhamadani vija vija” elektrizoi masën në sallë duke e kërkuar përsëri këndimin e saj.
Erza Muqolli u bë e njohur qysh e vogël për këndimin e saj të veçantë.
Ajo ka mbajtur koncerte të mëdha edhe në Francë në vendin ku jeton.
Erza ka marrë pjesë edhe në garën “France Got Talent” në vitin 2014, ku ka mahnitur publikun francez.
Tani është 15 vjeçare dhe ka një karrierë të ndritur para saj.