“Errësohet” qielli nga tymi në Hajvali (FOTO)
Edhe pse policia dënon personat që djegin mbeturina apo gjëra tjera në vende publike, kjo nuk i ndal banorët e Hajvalisë që ta mbushin vendin me tym.
Disa pamje gjatë ditës së sotme tregojnë se si disa banorë të kësaj ane po digjnin gjëra në vende të hapura e kanë “terruar” qiellin me tym.
Kosova njihet si ndër vendet më ajrin më të ndotur. Përderisa po bëhen përpjekje për të përmirsuar cilësinë e ajrit, disa qytetarëve duket se nuk po ju pengon që të jetojnë me cilësi të dobët të ajrit.