Eros Grezda jashtë planeve të Steven Gerrard
Eros Grezda më nuk është në planet e trajnerit të Glasgow Rangers, Steven Gerrard.
U mendua se shqiptari mund të kishte dhe ndonjë shans nga trajneri Steven Gerrard, por diçka e tillë vështirë se do të ndodhë.
E ardhmja e Eros Grezdës nuk është tek Rangers.
Sulmuesi i krahut po stërvitet me ekipin e parë, por i është bërë e qartë se duhet të gjejë një skuadër tjetër.
Ai nuk është përfshirë në listën e Evropës për ndeshjet që Rangers do të zhvillojë ndaj St Joseph’s.
Grezda nuk bën pjesë te lojtarët e grumbulluar duke i dhënë një tjetër sinjal se nuk ka të ardhme në ishull.
Gjakovari duhet të shohë një skuadër tjetër përndryshe karriera e tij do të jetë në pikëpyetje të mëdha.