Eroll Salihu tregon a do të jetë i gatshëm Rashica të paraqitet në ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë
Sekretar i FFK-së, Eroll Salihu ka folur në emisionin “2 me 1” rreth gjendjes së Milot Rashicës, i lënduar te skuadra e Werder Bremen.
Ai deklaroi se ka shpresa që Rashica të jetë gati për ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
“Me Milotin sot kemi pasur kontakte dhe ka një lëndim. Por presim që të jetë i gatshëm, ai është shumë i fortë nga natyra. Presim që ai të jetë pjesë e ekipit megjithatë”, , deklaroi Salihu.
Sot klubi i Werder Bremenit doli me komunikatë ku sqaroi se Rashica ka pësuar lëndim në kofshë, derisa diagnoza e saktë do të dihet brenda ditëve të ardhshme.