Ermal Mamaqi ka një lajm të rëndësishëm për shoqet e nënës së tij
Ai së fundi postoi në video në Instagram, ku tha se nëse dikush është shoqe me mamin e tij, do të fitojë një biletë për në Pallatin e Kongreseve.
Por Ermali ka një kusht. Ai thotë se këtë gjë duhet ta vërtetojë duke pirë kafe më mamin e tij, dhe duke bërë një video duke thënë “I LOVE TROPOJA”.
“Je shoqe me mamin tim?!!!
Vërtetoje këtë duke pirë kafe me mamin dhe më dërgo një video duke thënë I LOVE TROPOJA dhe bëhu fitues i një bilete për në Pallatin e Kongreseve.
Por me një kusht, kafen e paguani vetë.
Shënim i parëndësishëm: Mami im pi vetëm të ftohta”, ka shkruar Ermali.