Erërat e forta nuk kanë të ndalur në Istog
Reshjet e borës u rikthyen mbrëmë në vend. Përpos kësaj thuajse në çdo komunë pati erë të madhe e cila shkaktoi edhe dëme.
Por erëra të fuqishme janë aktive edhe sot në komunën e Istogut.
Këto janë pamje ku shihet se era është duke vazhduar edhe sot dhe po shkakton dëme në këtë anë.
Erërat janë duke u përcjellur edhe me reshje bore, që e bëjnë motin edhe më vështirë të përballueshëm.