Erdogani i reagon ashpër SHBA-së
Presidenti turk tha të dielën se Ankaraja pret që SHBA-të të lehtësojnë tërheqjen e pjesëtarëve të grupit që njihet si terrorist nga disa vende të botës YPG / PKK nga Siria veriore, ndryshe ka paralajmëruar se Turqia mund të rifillojë operacionin.
Duke folur në një program kundër pirjes së duhanit të mbajtur në Stamboll, Recep Tayyip Erdogan tha: “Ne presim që aleatët tanë amerikanë t’i mbajnë premtimet e tyre këtë herë”.
Erdogan shtoi se gjithsej 765 pjesëtarë të YPG / PKK, përfshirë të moshuarit, u neutralizuan si pjesë e fushatës kundër terrorizmit të vendit në veri të Sirisë, duke shtuar se 1.500 kilometra katrorë të territorit u shpëtuan nga grupi terrorist, shkruan AA.
Erdogan vazhdoi të thotë që Turqia bëri marrëveshje me SHBA-në dhe jo terroristët e YPG / PKK dhe disa palë u përpoqën të deformojnë këtë fakt.
Duke theksuar se Turqia do të gëzohej nga tërheqja e YPG / PKK nga territori i zonës së sigurt, Erdogan tha se Ankaraja do të merrte nën mbrojtje zonën e sigurt.
“Ne e studiuam mirë, të gjitha projektet janë gati”.
Më 9 tetor, Turqia kishte filluar Operacionin Pranvera e Paqes dhe ka thënë se këtë po e bën me qëllimin për të eliminuar terroristët nga Siria veriore në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ofrojë ndihmë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.
Më 17 tetor, Turqia ra dakord të ndalonte operacionin e saj për 120 orë për të lejuar tërheqjen e forcave YPG / PKK nga zona e planifikuar e sigurt.