Erdogan dhe Putin flasin në telefon për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Erdogan dhe Putin në bisedën e tyre telefonike diskutuan për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë bisedës u diskutuan propozimet e Rusisë për garanci të ndryshme të sigurisë ndaj SHBA-së dhe NATO-s si dhe çështje të ndryshme rajonale, përfshirë Kaukazin, Sirinë dhe Libinë.
Gjithashtu në bisedë dy liderët përsëritën angazhimin e tyre për intensifikimin e partneritetit të bazuar në dobi reciproke mes Rusisë dhe Turqisë.