Erdhi nga Italia, gruaja izolohet pasi dyshohet që është me koronavirus
Një grua rreth të 50-vjeç është paraqitur në spitalin e Lushnjes me simptoma të vështirësive në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.
Top Channel mëson seM.V nga Urza e Lushnjes pas egzaminimeve të bëra në spitalin e Lushnjes, është mbajtur në karantinë dhe pas një ore është nisur drejt QSUT për egzaminime të mëtejshme.
Mësohet se 50- vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova në Itali. Me simptomat e paraqitura dyshimet janë se 50-vjeçarja mund të jetë prekur nga Koronavirus.