Era e fortë ngre lodrën në ajër, vdes vajza 8 vjeçe në Spanjë
Një vajzë 8 vjeçe ka vdekur, pasi era e fuqishme ngriti në qiell një kështjellë lodër nga ajri në një kopsht lodrash në Spanjë, ndërsa tetë fëmijë të tjerë pësuan lëndime.
Vajza vdiq përderisa ishte duke luajtur në Mislata, afër Valencias, kur u ngrit në ajër nga era para se të binte me kokë në tokë. Ajo vdiq 12 orë pas dërgimit në spital në Valencia, shkruan Daily Mail.
Një vajzë tjetër, 4 vjeçe, ka pësuar lëndime serioze dhe po trajtohet në spital. Shtatë fëmijë të tjerë gjithashtu janë lënduar, ndonëse më pak se 4-vjeçarja.
Policia ka nisur hetime për të zbuluar nëse incidenti ka qenë i lidhur me ndonjë lloj neglizhence. Kryetari i qytetit Mislata, Carlos Fernandez Bielsa, tha: “I përket policisë që të përcaktojë se çfarë ka ndodhur.”
Një incident i ngjashëm ndodhi në Australi muajin e kaluar, duke e shkaktuar vdekjen e gjashtë fëmijëve 11 e 12 vjeç.