“Epopeja e UÇK-së” me rezerva shtetërore, kaq para ka ndarë qeveria për 5,6 dhe 7 mars
Epopeja e UÇK-së, në nderim të veprës dhe sakrificës sublime të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të rënëve tjerë të lagjes, do të shënohet edhe këtë vit në mënyrë madhështore.
Në 23 vjetorin e Epopesë, Qeveria në detyrë ka ndarë mjete buxhetore në lidhje me organizimin e aktiviteteve për 5,6 dhe 7 mars.
Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë me dije për FaktePlus se për organizimin e Epopesë së UÇK-që, Qeveria në detyrë ndarë 40 mijë euro.
“ Qeveria ka ndarë 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK-që ku në koordinim me ministritë përkatëse do të bëhet organizimi i plotë i Epopesë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.
Ndonëse ende nuk janë bërë publike aktivitetet për 5,6 dhe 7 marsin Qeveria në detyrë ka formuar këshillin organizues të Epopesë së UÇK-së.
Kryesues i Këshillit organizativ të Epopesë së UÇK-së do të jetë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetrari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Mjetet për këtë merren nga nën programi shpenzimet e paparashikuar, kategoria e shpenzimeve rezervave do të transferohen në organizatën buxhetore Ministria e Mbrojtjes/FaktePlus
Historiku i 5,6 dhe 7 Marsit 1998
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kishte koncentruar në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.Ajo që ka ndodhur në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit e ka ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo ka lënë të kuptohej se atje do të kishte rrethim të hekurt.Pikërisht, më 5 mars bëhen 23 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.
Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5, 6, 7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i ka dhënë Kosovës shumë.Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.Më 30 dhjetor të vitit 1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa, sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kanë kryer në muajin janar, 1998. Më 22 janar forcat serbe e kanë sulmuar familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ka parë dhe përjetuar tmerrin derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj.Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.