Epidemiologu Isuf Dedushaj: Në fund të prillit, pandemia dobësohet në Kosovë
Epidemiologu në pension Isuf Dedushaj jep shpresa se pandemia do të kalojë me kohën e verës.
Dedushaj në RTV Dukagjini thotë se maksimumi java e fundit e prillit do të fillojë rënia e numrit të infektuarve me coronavirus në Kosovë.
“Këto sëmundje që përhapen me spërkla janë si kashta kur ndizet. E arrin kurbën dhe pastaj shuhet. Mendoj se edhe kjo sëmundje është duke arritur kurbën”.
Ai thotë se në bazë të hulumtimeve matematikore COVID-19 është 20 herë më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm.
Epidemiologu thotë se gjatë muajve të verës ky virus është vështirë të mbijetojë në temperatura të larta.
“Edhe nëse vazhdon gjatë verës, shpresoj se do të ketë raste shumë të pakta”, tha ndër të tjera epidemiologu Isuf Dedushaj.