Enver Petrovci e cilëson shfaqjen ‘Bretkosa’ më të mirën që është realizuar ndonjëherë në Kosovë
Shfaqja “Bretkosa” e cila ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Kosovë, po vazhdon të jetë prezente në teatrot e vendit.
Gjatë kësaj jave është rishfaqur “Bretkosa” në Teatrin Faruk Begolli AAB, me regji të regjisores Burbuqe Berishës, tashmë të ndjerë.
Kjo shfaqje po cilësohet si një ndër shfaqjet me të mira që janë punuar në Kosovë deri më tani, shkruan FaktePlus.
“Bretkosa”, u vlerësua lartë nga aktori i njohur Enver Petrovci. Ky i fundit në një koment ka cilësuar lartë aktorët e kësaj shfaqje.
Ai thotë se “Bretkosa” është shfaqje e rrallë e realizuar mirë në Kosovë.
“Është privilegj që kjo shfaqje të ndodhë gjatë jetës tonë. Ju ftoj bile juve aktorëve të rinj që të vini e ta shikoni Bretkocat. Këso shfaqje ndodhin rrallë herë në botën tonë”, ka vlerësuar aktori Petrovci.
Shfajqa Brektosa deri tash është luajtur edhe për publikun e shumë qyteteve të vendit e po ashtu edhe në rajon.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët, Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi /FaktePlus