Enver Hasani flet për marrëdhëniet e tij me Thaçin dhe Veselin
Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për marrëdhëniet e tij me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe presidentin Hashim Thaçi.
“Unë Kadri Veselin e kam pasur nxënës. Ndërsa me Hashim Thaçin, përveç koktelleve zyrtare, asnjëherë nuk jemi takuar privatisht”, është shprehur Hasani.
Tutje, ai ka thënë se nxënësit të tij, Veselit, asnjëherë nuk i ka kërkuar favore apo anasjelltas.
“Kadi Veselin e kam pasur vetëm nxënës, kurrë asnjë favor as s’ia kam lypur as nuk ma ka lypur”, ka thënë Hasani në emisionin Pressing të T7.
Madje ai tha se më i afërt ka qenë me kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn.
“Në aspektin social, kam qenë më i afërt me Ramushin”, shtoi Hasani.