Enesi 6 vjeçar këshillon që t’i ndalni kompjuterët kur të dilni nga puna
Edhe gjatë ditës së sotme janë publikuar disa video të reja të dërguar nga fëmijët të cilët bëjnë pjesë n lojën shpërblyese të “1 Qershorit”.
Enesi 6 vjeçar këshillon që t’i ndalni kompjuterët kur të dilni nga puna në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.
Postimi i plotë:
Një këshillë shumë e rëndësishme për ne të rriturit
Kjo lojë argëtuese e organizuar nga KEDS, njëherësh u mëson fëmijëve mënyra miqësore, të thjeshta dhe efektive për t’i bërë shtëpitë e tyre më efikase në aspektin e energjisë elektrike.