Endrit Shala nuk i shfrytëzon resurset shtetërore për fushatë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që nga koha kur kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqje nuk është duke i shfrytëzuar më benificionet shtetërore që ja siguron pozita e ministrit.
Shala është duke u shërbyer me veturën e tij private, ndërsa atë të ministrisë, e ka lënë në parking duke mos krijuar shpenzime për shtetin.
Vetura zyrtare e ministrit është duke qëndruar e parkuar që nga dita kur kryeministri dha dorëheqje. Ministri është vozitur me një audi Q7, që tash e disa javë është duke qëndruar në parking e pa lëvizur.