“Ëndërroj të kthehem te Real-i dhe të mbaj numrin 9”
Borja Mayoral, sulmuesi i Real Madrid i huazuar te Levante, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për Marca-n.
“Të kthehem te Los Blancos? Është një ëndërr. Tani, duhet të mendoj për të tashmen dhe progresin tim”, ka thënë 22-vjeçari.
“Pas tre, katër ose pesë vitesh do të më pëlqente të isha numri 9 i Real-it”, ka shtuar ai. /FaktePlus