Ende nuk e keni parë se si Lopez vallëzon përreth shtyllës së striptizit
Jennifer Lopez është nominuar për Globin e Artë për rolin e Ramona në filmin “Hustlers”.
Jennifer është nominuar për aktoren më të mirë dytësore, ndërsa në këtë film luan rolin e striptizes e cila fiton para për veten dhe fëmijën e saj, duke bërë vallëzime erotike nëpër klubet e striptizit.
Aktorja është e lumtur për nominimin, ku përmes profilit të saj në Instagram, ka deklaruar: “Nuk mund të jem më krenare që Hollywood Foreign Press Association më ka dhënë këtë mirënjohje. Ramona ka qenë karakter kompleks dhe kisha nderin dhe sfidën që të provoj ta ringjalli në film.
Filmi ‘Hustlers’ është fryt i dashurisë, djersës dhe këmbënguljes së atyre që e kanë shkruar, kanë bërë regjinë, produksionin dhe kanë montuar këto femra të rrezikshme. Jam krenare dhe e nderuar që i prezantoj në këtë film. Mirëpo, skena më bindëse e këtij filmi, ku Jennifer shihet duke bërë vallëzim të nxehtë në shtyllën e striptizi, vetëm tani është paraqitur në YouTube.
Me siguri nuk e keni parë ende. Dhe nuk është për ata me zemër të dobët.