Enca nesër vjen me baladë (FOTO)
Enca Haxhia nesër do të publikojë këngën e saj të re me titull “Balad”.
Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ku numëron 1.9 milion ndjekës.
Ajo aty e ka postuar një fotografi të shkëputur nga videoklipi i këtij projekti muzikor, dhe për fansat e saj ka sqaruar: “BALAD” – Nesër/Tomorrow. Balada ime e parë në kaq kohë…”.
Kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja është “Kujt po i han” në bashkëpunim me Don Phenom.