Emrat e kandidatëve që synojnë pozitën e Avokatit të Popullit
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2019/04/zyra-e-avokatit-te-popullit-foto-nga-jasir-zeqiri-3-9789-8583.jpg)
Janë intervistuar brenda ndërtesës e Kuvendit të Kosovës, para komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për persona të pagjetur dhe Peticione, kandidatët që po garojnë të zgjidhen në postin e Avokatit të Popullit.
E mësohen emrat e kandidatëve që kanë kaluar suksesshëm intervistën finale.
Kësisoj, për pozitën që deri më tani e ushtron Hilmi Jashari, do të jenë; Naim Çelaj, Edona Hajrullahu dhe Xhavit Shala.
Këta tre kandidatë më pas do tu nënshtrohen testit të fundit, raporton IndeksOnline, e më pas ata presin votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Hilmi Jashari, të cilit i skadon mandati pesëvjeçar, është zgjedhur Avokat i Popullit nga Kuvendi i Kosovës, më 2 korrik 2015.