Emra të rinj në garën për deputetë, analistët thonë se kjo është matematikë e partive
Të premten ka qenë afati i fundit kur janë dorëzuar listat e kandidatëve të partive politike për deputet. Në mesin e këtyre kandidatëve ka shumë emra të rijnë të cilët do të garojnë për ta siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Disa prej tyre kanë thënë se në listë nuk kanë kandidatë që ndiqen penalisht, e disa të tjera nuk e kanë mohuar këtë, duke thënë se ligji nuk ua ndalon kandidimin përderisa nuk ka vendim të prerë të gjykatës. Ndërsa, disa nga partitë politike kanë vendosur t’i bashkojnë forcat e tyre dhe në zgjedhje të garojnë me një listë të përbashkët.
Indeksonline ka kontaktuar analistë për çështje politike, të cilët kanë komentuar listat e kandidateve për deputet të partive politike.
Shkëlzen Maliqi, njohës i politikës ka thënë që shumica e emrave janë të rinj, si dhe sipas tij ka kandidatë më ngjyrime të ndryshme ideologjike.
“Shumica e emrave qe po i lexoj janë për mua te panjohur, e kam përshtypjen se te disa parti ka ndryshime, sidomos te LDK-ja që ndër 20 të parët në listë e ka futur brezin e ri të politikanëve, edhe te LVV ka disa risi me emra, por edhe mish-mash kandidatesh me ngjyrime të ndryshme ideologjike nga njëra anë Hysamedin Ferraj kontraves me pro-otomanizmin e tij, dhe nga ana tjetër Hajrullah Ceku nga shoqëria civile dhe teoriisien i demokracisë direkte’, tha Maliqi.
Ndërsa, analisti i politikes, Ismet Haziri për Indeksonline ka thënë se duke analizuar listat, shihet se kush ma shumë e kush ma pak, ka bërë lojë duke e futur në shërbim matematikën, apo duke kalkuluar eventualisht nga ata që gjenden në lista se sa vota mundë të i sjellin subjektit.
“Është karakteristike se Partitë politike tani në nominimin e kandidatëve që i përfshinë në lista, nuk kanë ndonjë kriter që vlen për të u dalluar nga aspekti i aktivitetit politikë apo akademik apo ndonjë fushëveprim që do ti dallonte të nominuarit. Duke analizuar listat, shihet se kush ma shumë e kush ma pak, ka bërë lojë duke e futur në shërbim matematikën, apo duke kalkuluar eventualisht nga ata që gjenden në lista se sa vota mundë të i sjellin subjektit. Apriori, ligji dhe Kushtetuta nuk e përjashton asnjë person nga e drejta për të u zgjedhur, apo për të zgjedhur, por diskursi i tillë apo katapultimi nga fushat e ndryshme në politikë dhe atë direkët në përfaqësim, më duket se është ambicioze. Ne ketë rast do të doja në veçanti të potencojë për disa pjesëtar të shoqërisë civili dhe opinionista që pozicionet e tyre në shoqëri po i shfrytëzojnë si tranzicion drejtë politikës si biznesi ma profitabil apo mundësia ma e mirë për të u pasuruar në formën që dihet si”, tha ai.
Haziri gjithashtu tha se fushatat që janë premtuese dhe që premtimet nuk janë të bazuara, në të ardhmen mbesin gënjeshtra.
“Ne të njëjtën situatë nga kjo perspektivë e brumit politikë, edhe nuk duhet pritur shumë nga aspekti i profilizimit politikë dhe programor që do ti ofrohet qytetarit. Pra fushatat po vazhdojnë të karakterizohen me tema të zjarrta patriotike, me akuza e kundër akuza se kush të ja hedhë përgjegjësitë për ketë gjendje të katandisur që është Kosova. Në perceptimet që kam, shpesh më duket fushata arkaike, primitive, bajraktarë kë, pa ndonjë perspektiv konkrete. Fushatat që janë premtuese dhe që premtimet nuk janë të bazuara, në të ardhmen mbesin gënjeshtra. Sa i përket dy partive që më së shumti e kanë shijuar privilegjin e pushtetit, për shikimin e jashtëm e kanë bërë një emal politikë, në veçanti PDK që në radhët e veta ka qenë e stërmbushur me të akuzuar në institucione, por që nuk e donë të thotë se kjo nuk është strategji elektorale, ngase edhe sikur të e kenë vullnetin, kanë të bëjnë me peshqit të ashtuquajtur të mëdhaj dhe një divorce oficiel me të tillit donë të thotë edhe pasoja tjera për subjektin, jam i bindur se janë kompromise dhe ndarje interesash apo plotësim interesash në forma tjera për ata të fuqishmit që nuk gjenden në lista”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, ditë e diel. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë afro 6 milionë euro.