“Emona Center” mashtron konsumatorët me çmime
Super-marketet në Kosovë po vazhdojnë t’i mashtrojnë konsumatorët e tyre në aksionet kinse për lirime të produkteve të ndryshme që ekspozohen në raftet e këtyre bizneseve.
Konsumatorët shpeshherë detyrohen të paguajnë çmime tjera karshi asaj që është thënë të jetë me çmim më të ulët, shkruan fakteplus.
Një rast i tillë ka ndodhë edhe në biznesin “Emona Center” në Mitrovicë.
Në fotografi shihet se kishte lirim për blerjen e çokollatës “Dorina” por që një gjë e tillë nuk përkon me çmimin që shihet në letrën e aksionit.
Këtë gjë e ka bërë publike Iniciativa ‘Tjetërqysh’.
Më poshtë sjellim fotografinë: