Emocionuese: Rita Ora e uron vëllanë e vogël për ditëlindje, me foto nga fëmijëria
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është një prej emrave më të suksesshëm në industrinë e muzikës.
Në familjen e Ritës sot ka festë, kjo ngase vëllai i saj, Don Ora feston ditëlindjen e 23-të e me këtë rast nuk munguan urimet e shumta nga familja.
Një urim të veçantë atij ia bëri Rita, e cila postoi fotografi nga fëmijëria, ku vëllai i saj shihet me veshje kombëtare.
“Urime ditëlindja DON! Është dita jote vëllai i vogël.. Të dua, ti je shumë qesharak, i mençur dhe i ëmbël dhe nuk mund të besoj se je 23 vjeç! Vazhdoj të ndjej sikur je i vogël”, shkruan ajo.
View this post on Instagram