Emisioni Amfiteatër 15 – “Bashkëjetesa” në shkollat e Kosovës
Derisa në Binçë të Vitisë nxënësit shqiptarë dhe serbë e ndajnë të njëjtin oborr në Palaj të Obliqit këto komunitete e ndajnë të njëjtën shkollë.
Me çfarë planprogrami mësojnë njëra shkollë e me çfarë tjetra?
A kanë probleme mes vete dhe si e shohin bashkëjetesën?
A e dijnë nxënësit gjuhën e njëri tjetrit dhe a shoqërohen mes vete?
Çfarë thotë drejtori Igor Maksimoviq dhe drejtoresha Mevlude Grajçevci që ndajnë të njëjtën zyrë?
A duhet që në lëndët shkollore të futet edhe gjuha e komunitetit tjetër?
Çfarë raporte kanë mësuesit në këto shkolla?
Poashtu emisioni Amfiteatër sjell tek ju edhe profilin e profesor Aziz Matoshit i cili gjithë jetën ja ka kushtuar arsimit.
Çfarë na thotë ai për fëmijërinë e tij, për shkollimin, për vitet e nëntëdhjeta?
Për të gjitha këto ndiqni emisionin e plotë.