Emina Cunmulaj në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, shpërndan videon e një ish-ushtari
Ilir Morina ka zbuluar se i ishte bashkuar UÇK-së në moshën 17-vjeçare, duke qenë në shkollë të mesme, ndërsa ka treguar për moralin e lartë të ushtarëve në momentet e rënda teksa kishin humbur shokët e luftës, shkruan lajmi.net.
Video e tij po qarkullon tani kudo, dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë dhe të gjithë ish-luftëtarëve në përgjithësi po dalin shumë njerëz.
Ndër emrat e njohur që e shpërndanë videon e Morinës ishte edhe modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj.
Ajo doli po ashtu në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftëtarëve në përgjithësi.
Edhe Emina është prekur nga rrëfimi i Ilir Morinës i cili sjell momente te dhimbshme nga humbja e shokëve dhe masakrat e kryera nga policia dhe ushtria serbe.
Mes lotëve, ai tregon se si në vijat e frontit ishte plagosur rëndë një nga ushtarët dhe u kishte kërkuar të tjerëve që të mos merren me të, por ta vazhdonin luftën dhe ta shpëtonin popullatën civile.
Teksa kujton masakrat që forcat serbe kishin kryer nëpër Kosovë, e që Morina i kishte parë me sytë e tij, habitet me drejtësinë ndërkombëtare për proceset që ka nisur ndaj UÇK-së.