Emërohet shefi i ri i AKI-së dhe Inspektori i Përgjithshëm
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e kanë emëruar shefin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ai është Kreshnik Gashi, i cili deri më tani ka qenë kryetar i Bordit të ARKEP-it, kurse zëvendësministri në detyrë i FSK-së, Burim Ramadanin është zgjedhur në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së”, ka njoftuar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.