Emërohet komisionari i ri për zgjerim i BE-së
Hungarezi, Laszlo Trocscany, do të jetë Komisionar i ri për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Ish-eurodeputeti Trocscany ka qenë ministër i Drejtësisë i Hungarisë, nga viti 2014 deri më 2019.
Ai gjithashtu ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë.
Troscany nuk është pjesë e partisë në pushtet, Fidez, që udhëhiqet nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi në Bruksel, prezantoi anëtarët e kabinetit të saj.
Pozitën e Komisionarit për zgjerim dhe fqinjësi aktualisht e mban politikani austriak, Johannes Hahn.
Komisionarët e rinj do të marrin detyrën më 1 nëntor të këtij viti.