Emërimi i përfaqësuesit për dialogun – Borrell telefonon Kurtin, Thaçin e Vuçiqin
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka biseduar të premten ndaras me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si vazhdimësi e bisedave që ai kishte me ta gjatë vizitës së parë të tij në Beograd dhe Prishtinë në janar.
Në fakt Borrell ka telefonuar sot presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga BE, biseda e sotme është pasuese e diskutimeve të mbajtura në vizitën e Borrellit në Prishtinë e Beograd, shkruan lajmi.net.
Temë diskutimi e këtyre telefonatave ka qenë caktimi i përfaqësuesit special për dialogun dhe Ballkanin Përendimor.
Borrell, ashtu siç thuhet në komunikatë, ka thënë se caktimi i këtij përfaqësuesi reflekton rëndësinë e Ballkanit Përendimor për BE-në, si dhe rëndësinë e stabilitetit në këtë regjion.
Borrell në këto biseda të ndara telefonike ka ritheksuar se ai mbetet edhe personalisht i angazhuar për rrugën evropiane të Ballkanit Përendimor si dhe rolin e tij në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.