Embolo ia bën Granit Xhakës një urim special në gjuhën shqipe
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2023/01/Xxx-1-600x360-1.jpg)
Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër pasi 2022-shi ishte një vit fantastik për të.
Futbollisti kosovar mori mijëra urime nga personalitete të ndryshme.
E prej tyre nuk munguan as urimet nga bashkëlojtarët dhe nga ish-bashkëlojtarët e tij në Arsenal.
Gjithashtu, mesfushorin kualitativ e uruan edhe shokët e Kombëtares së Zvicrës.
Prej tyre, një urim special ia dha bashkëlojtari i tij tek “Helvetikët”, sulmuesi Breel Donald Embolo.
Futbollisti me prejardhje nga Kameruni i shkroi Xhakës në Instagram në gjuhën shqipe “perhaj” (për hajr), siç mund ta shihni edhe në këtë fotografi, ndërsa komentit ia përcolli edhe disa figura në formë të zemrës.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/01/Gra-618x600.jpg)
Pa dyshim, Embolo është një mik i mirë i Xhakës dhe të dy janë parë duke kënduar në gjuhën shqipe në të kaluarën.
Sulmuesi zviceran i kishte dalë në krahë Xhakës edhe në zënkën që ky i fundit e kishte me futbollistët serbë në Botërorin e fundit.