Emblema me gjakun e dëshmorit që familja e publikoi vetëm pas akuzave ndaj liderëve të UÇK-së
Bashkëluftëtarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me propozim aktakuzat.
Gjurmët e gjakut në uniformën e tij të luftës nuk i janë tharë.
E freskët mbetet edhe dhimbja e të afërmve të dëshmorit Ferid Curri, i cili u vra në front të luftës, në moshën 24-vjeçare.
Këtë emblemë familjarët vendosën ta bëjnë publike 21 vite pas luftës për një arsye.
Sipas Adnan Sogojevës, i cili kishte parë Feridin në momentet e fundit të jetës, propozimet për aktakuzë po njollosin luftën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Bashkëluftëtari i Currit tregon që ish-luftëtari krahas plagëve të mëdha, kishte vetëm një brengë , raporton T7.
Të afërmit e Ferid Currit kanë ruajtur të gjitha gjësendet që ua kujtojnë djalin e tyre dëshmorë.
E gjithë këto kujtime thotë se po i emocionojnë bashkëluftëtarët.
Ferid Curri ishte pjesë e brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”. I njëjti ishte vrarë në fshatin Grabovc në prill të vitit 1999.