Elvana Gjata sot feston ditëlindjen
Për Elvana Gjatën dita e sotme është shumë e veçantë.
Elvana Gjata me këtë datë feston ditëlindjen, e që sot mbush plot 32 vjet jetë.
Këngëtarja ka pranuar shumë urime nga fansat e saj me rastin e ditëlindjes, të cilët janë përkrahësit e saj më të mëdhenj të saj.
Për ndryshe, Elvana njihet për një numër të madh hitesh, kurse projekti i saj i fundit është “Mike”, në duet me Ledri Vulën dhe John Shahun.
Kujtojmë që këngëtaren së shpejti do ta shohim edhe në rolin e aktores, në filmin “Dy gisht mjaltë”. /