Elvana Gjata rikthehet me fjalë prekëse pas tragjedisë që ndodhi…
Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer me një postim prekës pas një kohe të gjatë në heshtje për shkak të vrasjes që ndodhi në tiranë muaj më parë, e që u përfshi edhe emri i saj.
Artistja hyri në Instagram ku postoi një foto në studio me anë të cilës rrëfei se ka qenë shumë keq dhe vështirë e ka kaluar këtë periudhë, njofton Klan Kosova.
Më poshtë postimi i saj i plotë.
“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.
Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…
Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.
Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj…”, ka shkruar ajo.