Elon Musk akuzohet nga stjuardesa për sjellje të pahijshme seksuale
Ka një akuzë të re ndaj Elon Musk.
CEO 50-vjeçar i Tesla-s, i cili është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, thuhet se është përfshirë në një pretendim për sjellje të pahijshme seksuale nga një stjuardesë e SpaceX.
Sipas raportimit të businessinsider, SpaceX pagoi 250 mijë dollarë për të zgjidhur një pretendim kundër Elon Musk pasi një stjuardesë në avionin e korporatës së kompanisë e akuzoi atë se ishte ekspozuar ndaj saj në mes të fluturimit në vitin 2016.
Thuhet se Elon kërkoi një “masazh të plotë të trupit” dhe i ofroi stjuardesës një kalë nëse ajo “do të bënte më shumë”.
Gjatë një fluturimi për në Londër, teksa po masazhohej, ai dyshohet se u ekspozua dhe i bëri një sugjerim për seks.
“Ai ia preku kofshën dhe i tha se do t’i blinte një kalë. Dhe në thelb u përpoq t’i jepte ryshfet për të kryer një lloj favori seksual”, pohon shoqja. Ajo refuzoi dhe thuhet se pas kësaj u ndje e “ndëshkuar” me më pak ndërrime në punë.
Elon iu përgjigj historisë duke thënë se kishte “shumë më tepër në këtë histori. Nëse do të isha i prirur të përfshihesha në ngacmime seksuale, kjo nuk ka gjasa të jetë hera e parë në të gjithë karrierën time 30-vjeçare që del në dritë”.
Një ditë më parë, ai pretendoi se do të dilnin në shtyp goditje politike kundër tij.