Elita Rudi dhe Gjiko bëhen prindër
Prezantuesja televizive Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër për herë të parë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur nëna e reperit të njohur në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
“Ndjenjë e papërshkruar – nga sot gjyshe”, ka shkruar ajo në Facebook poshtë fotografisë me një tufë lule.
Ajo poashtu ka zbuluar se foshnja që ka ardhur në jetë është djalë.