Elita dhe Gjiko momente romantike në shtëpinë e “Zhulietës” në Veronë
Ata kanë vendosur që 14 shkurtin, e njohur si Dita e të Dashuruarve ta festojnë në qytetin e dashurisë.
Ditën e sotme ata kanë vizituar shtëpinë e Zhulietës, nga ku edhe kanë publikuar disa momente romantike.
Elita ka ndarë një imazhe ku shihet duke i dhuruar puthje Gjikos, teksa reperi mbante në krah djalin e tyre, Zërin.
“Urime Shën Valentini”, ka shkruar Elita përkrah fotografisë së bukur familjare.