“El Classico” e paraparë të luhej në Camp-Nou, mund të zhvendoset në Bernabeu
El Classico e paraparë që të luhej më 26 tetor në stadiumin e Barcelonës “Nou Camp”, mund të zhvendoset në stadiumin e Realit të Madridit, Santiago Bernabeu. Kjo për shkak të frikës se në Kataloni mund të ketë trazira civile, përcjell FaktePlus.
Kërkesën për ndryshim të stadiumit e ka bërë La Liga me arsyetimin e “rrethanave të jashtëzakonshme të cilat nuk mund t’i kontrollojnë”, shkruan BBC Sport. As Barcelona dhe as Real Madridi nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Nëntë liderë seperatistë katalan u arrestuan dhe u dënuan nga 9 deri në 13 vjet për shkak të rolit të tyre në referendum dhe fjalimeve për pavarësi nga Spanja. Më pas pasuan protesta në rrugët e Katalonisë ndërsa edhe të tjera priten ditëve në vazhdim.
Katalonia është një rajon gjysëm autonom në verilindje të Spanjës. Në referendumin e 1 tetorit të vitit 2017, të cilin Spanja zyrtare e konsideroi ilegal, 90 % e popullit votuan pro pavarësisë./FaktePlus