Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për punëtorët e rrezikuar gjatë pandemisë
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë ekzekutuar edhe pagesat për masën 7 të Pakos Emergjente Fiskale.
Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka dhënë edhe detaje për numrin e përfituesve individual që kanë përfituar nga kjo masë, e cila u është ndarë punëtorëve të rrezikuar gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.
“Ju informoj se sot kemi ekzekutuar këto pagesa: Masa 7 (100 Euro për punëtoret e rrezikuar): Pagesa për 14,838 përfitues individual, në shumë totale prej 1,288,656.00 euro, prej të cilave: 14, 604 nga një pagesë (85.5€), në shume totale 1,248,642.00€ dhe 234 përfitues nga dy pagesa (2*171.00€), në shumë totale 40,014.00€”, tha Bajrami.
Bajrami po ashtu tha se në ditët në vazhdim dalin pagesat e qirasë për biznese.
Të nderuar qytetarë,Ju informoj se sot kemi ekzekutuar këto pagesa: Masa 7 (100 Euro per punëtoret e rrezikuar): …
Julkaissut Hykmete N. Bajrami Torstaina 13. elokuuta 2020