Ekspozonte armën në rrjete sociale, policia interviston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka intervistuar dje një të dyshuar, pas i njëjti kishte postuar armë në rrjete sociale.
Rasti ka ndodhur në Baicë të Gllogocit.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte ekspozuar armë të llojit pistoletë.
“Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.