Ekspertët parashikojnë se 150 milionë njerëz mund të votojnë në zgjedhjet e SHBA’së
Më se 22 milionë amerikanë tashmë kanë hedhur votat në kutitë e votimit për zgjedhjet presidenciale, që do mbahen më 3 nëntor.
Rreth 22.2 milionë vota janë regjistruar që nga e premtja në mbrëmje, që përfaqësojnë 16 për qind të të gjitha votave të regjistruara në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, shkruajnë mediet e huaja.
“Është çmenduri”, deklaroi Michael McDonald, shkencëtar politik i Universitetit të Floridas, i cili ka ndjekur prej kohësh votimin në faqën e tij ElectProject.org.
Sipas analizës së personit në fjalë, njerëzit kanë votuar dhjetë herë më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara presidenciale.
“Jemi të sigurt se në këto zgjedhje do ndodh një ndryshim i madh për të mirë”, potencoi McDonald