Ekspertët kundër lehtësimit të masave në Gjermani
Ekspertët gjermanë të shëndetit kanë paralajmëruar se çdo lehtësim i masave kundër Covid do të ketë pasoja për vendin, pasi rastet e reja po rriten çdo ditë. Ata janë shprehur se përhapja e variantit britanik është shumë e madhe, ndaj dhe rastet po shtohen pirjet parashikimeve.
“Ne mund të kemi më shumë relaksim vetëm nëse ka një numër të qëndrueshëm ose në rënie të rasteve”, tha Karl Lauterbach, ekspert shëndetësor për Social Demokratët.
Tashmë qeveria ka vendosur që të qëndrojë me të njëjta masa duke mos vijuar me lehtësimet që bëri pak javë më parë. Lehtësimet erdhën pas pakënaqësive të qytetarëve, të cilat kërkonin liri.
Nga ana tjetër në qeveri ka plasur një skandal, pasi disa deputetë të partisë së Angela Merkel, ishin përfshirë në një tender për maskat kundër Covid.
Sipas të dhënave në 24 orët e fundit Gjermania regjistroi një numër të lartë rastesh dhe vdekjesh. Po ashtu dhe incidenca është shumë e lartë, 239 për 100 mijë banorë. Që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën më shumë se 73,301 qytetarë dhe janë regjistruar më shumë se 2,558,455 të infektuar.