Ekspertët e OBSH hyjnë në laboratorin e Wuhanit, hetojnë origjinën e COVID-19
Edhe pse ka më shumë se një vit që ka pushtuar botën, origjina e koronavirusit mbetet ende e panjohur.
Ekipi i shkencëtarëve të OBSH që ka shkuar në Kinë ka si synim të vetëm gjetjen e përgjigjeve në qytetin ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019. Ky ekip ka hyrë në laboratorin e Wuhanit për të hetuar origjinën e koronavirusit.
Ditën e hënë ata vizituan dy qendra të kontrollit të sëmundjes, përfshirë një laborator pranë tregut të produkteve të peshkut, që konsiderohet një ndër zonat e para të infeksionit.
Zona ishte rrethuar nga forca të shumta policie për të mbajtur larg kureshtarët dhe mediat që kërkojnë të informohen për çdo detaj të vizitës së ekspertëve.
Më herët ekipi i OBSH vizitoi një tjetër qendër kontrolli për sëmundjet, ku ekspertët qëndruan brenda tij për 4 orë.