Ekskluzive: Kompanitë me kapital të huaj paralajmërojnë ikjen nga Kosova
Lajmet jo të mira për Kosovën duket se nuk kanë të ndalur. FaktePlus nga burimet e veta merr vesh se tashmë të gjitha kompanitë e sigurimeve të Kosovës me kapital të huaj, kanë paralajmëruar tërheqje nga tregu i Kosovës.
E për këtë ikje nga Kosova kanë ndikuar disa faktorë, duke përfshirtë këtu edhe debatin e ndërhyrjet e fundit që po mundohen t’i bëjnë grupe të caktuara lidhur me çmimin për sigurimin e automjeteve.
Shkaku kryesor i tërheqjes nga Kosova, sipas burimit të FaktePlus, është ndërhyrja e grupeve joformale në vendimet e autoritetit kushtetues siç është Banka Qenrore e Kosvës (BQK).
Po ashtu, këto kompani i kanë renditur si shkaqe tjera edhe numrin e madh të aksidenteve në rrugët e Kosovës, prej tyre shumë me fatalitet dhe lëndime të rënda.
Mandej është numri i madh i dëmeve materiale, si dhe numri enorm i automjeteve të paregjistruara, të cilat në raste të aksidenteve barrën e dëmit e bartin kompanitë e sigurimeve.
Përmendet se mes faktorëve tjerë për tërheqje është abuzimi dhe përfitimet e jashtëligjshme të personave të pandërgjegjshëm, përfshirë këtu mjekë, avokatë e gjykatës, të cilët me vendimet e tyre janë duke i zhvatur kompanitë e sigurimeve.
E ndër më kryesorët janë edhe ligjet diskriminuese ndaj kompanive.
Kompanitë e sigurimeve kanë drejtuar kritika të ashpra në drejtim të BQK-së, e cila duke mos aprovuar raportet profesionale, ka dëmtuar edhe me rënd stabilitetin financiar të kompanive dhe të polisë mbajtësve.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Shoqata e Sigurimeve të Kosovës përmes një komunikate për media ka theksuar se që 18 vite janë duke punuar me humbje, kurse vetëm për 6 vite kanë pësuar 23,5 milionë euro humbje.
Shoqata më tutje shton se referuar të dhënave zyrtare Kosova ka numrin më të madh të automjeteve të pa siguruara se të gjitha shtetet e rajonit.
“Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet shumë qartë se nga vitit 2002, e deri në fund të muajit shtator të këtij viti, shuma e dëmeve të kompensuara kalon shifrën mbi 400 milionë euro, shifër kjo më e lartë krahasuar me vendet e rajonit. Por, gjatë gjithë këtyre viteve në total të gjitha kompanitë e sigurimit që operojnë në vendin tonë kanë arritur të humbin më shumë se 23,5 milionë euro, pra nëse e nxjerrim një mesatare nga viti 2002 e deri më tash të gjitha kompanitë e sigurimit që operojnë në vendin tonë gjatë çdo viti kanë humbur rreth 1,3 milion euro”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
https://fakteplus.net/shoqata-e-sigurimeve-sigurimet-pesuan-mbi-23-milione-euro-humbje/