Ekonomisti Bega: Jemi vendi i 6-të në Europë për më së shumti raste aktive me Covid-19
Ekonomisti dhe njohësi i statistikave, Erton Bega, thotë se Kosova është e 6-ta në Evropë me më së shumti raste aktive me coronavirus.
Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se Kosova renditet e parafundit apo e 49-ta në Evropë sa i përket testimeve duke realizuar 15,719 testime për 1 milion banorë, apo 28,216 teste.
Postimi i tij:
Pas 4 muajve me COVID-19, Kosova është e 6-ta në Evropë me më së shumti raste aktive!
Pas 4 muajve të shfaqjes së coronavirusit në Kosovë, shteti jonë është i 29-ti me më së paku raste për 1 milion banorë në Evropë, përkatësisht me 2,747 raste për 1mln banorë.
jeorgjia ështe vendi me më së paku raste për 1mln banorë në Evropë.
Kosova renditet e parafundit apo e 49-ta në Evropë sa i përket testimeve duke realizuar 15,719 testime për 1 milion banorë, apo 28,216 teste. Më keq se Kosova qëndron vetëm Shqipëria, përderisa më së shumti teste për kokë banoi kanë realizuar Ishujt Faroe duke testuar mbi gjysmën e popullatës.
Kosova është e 6-ta në Evropë me më së shumti raste aktive apo me 1,427 raste për 1 milion banorë duke u renditur pas shteteve si Armenia, Belgjika, Maqedonia e Veriut, Rusia dhe Moldavia.
Në Kosovë janë shëruar 46% e të infektuarëve përderisa mesatarja në tërë Evropën është 72%. Në statistika të përgjithshme, Kosova renditet e 28-ta për numrin e shërimeve për 1 milion banorë.
Shkalla e vdekshmërisë në Evropë është 7.1% përderisa në Kosovë vazhdon të jetë më e ulët apo 2.1% të rasteve të të infektuarëve kanë përfunduar me fatalitet.