Ekonomia në Kosovë pritet të ketë rënie nga -2 deri në -4 %
Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore në Kosovë, në një konference për media ka thënë se si pasojë e Coronavirusit do të ketë rënie në ekonomi.
Ai e pranoi se do të ketë edhe ulje të remitencave.
“Dëmtimi i ekonomisë ndikon në mirëqenien e qytetarëve. Pritet që të ketë rënie të fitimit. Mund të ketë edhe kriza të jashtme, pra nga të ardhurat nga remitencat. Pakoja e miratuar pritet të jetë një injeksion i nevojshëm për ekonominë, por jo e mjaftueshme”, u shpreh Mehmeti.
Tutje, guvernatori Mehmeti tregoi edhe për masat që i ka marrë institutcioni që ai udhëheq në ekonomi.
Ai ka siguruar qytetarët që bankat kanë mjaftë para të gatshme.
” Banka kane likuiditet dhe nuk do të kenë asnjë problem me paratë e gatshme. Paratë e gatshme janë dezinfektuar. Qytetaret të evitojnë blerjen me paratë e gatshme, ta shfrytëzojnë blerjen me kartelë. Kemi rritje të raportit te likuiditet. Njësoj e mirë gjendja është edhe me depozitat. Pezullimi i pagesave do të bëhet rast pas rasti. Në asnjë rast bankat nuk duhet të rrisin tarifat e tyre. Ekonomia në Kosovë do të ketë rënie nga -2 deri në minius -4%”, deklaroi Mehmeti.
Ai tha se ndaj çdo banke që nuk i respekton vendimet e BQK-së do të merren masat.