Ekipi Negociator diskuton rreth finalizimit të platformës për dialogun Kosovë-Serbi
Në këtë takim po diskutohet rreth finalizimit të platformës për dialogun mes Kosoës dhe Serbisë.
Pjesëmarrës në këtë takim janë bashkëkryesuesit e ekipit, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi, ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani.
Nga ky takim për lajmi.net kanë thënë se janë duke punuar në platformë.
Pjesë e takimit ishte edhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj i cili doli pak më parë.
Gjatë kësaj jave pritet që kjo platformë t’i dorëzohet Kuvendit.