Egjipti i nis me fitore Kupën e Afrikës 2019
Egjipti e ka nisur me sukses, duke mposhtur 1-0 Zimbabven në ndeshjen hapëse të kompeticionit, që këtë vit zhvillohet pikërisht në Egjipt.
Misioni u realizua me sukses, falë një goli shënuar nga Mahmoud Trezeguet në fundin e pjesës së parë, por nuk ishte Egjipt i frikshëm.
Faraonët e nisën mirë ndeshjen, por pak nga pak nuk patën më ide, përballë një rivali mjaft të organizuar në mbrojtje.
Të dyja palët vuajtën në sulm, edhe pse nga Salah pritej shumë dhe ylli i Liverpool ishte një rrezik konstant në mesfushën kundërshtare, duke i shkuar pranë golit në disa raste.
Gjithsesi, në ndeshjen hapëse pikët janë prioritet dhe Egjipti ia ka dalë mbanë, edhe pse e ka të qartë se duhet të përmirësohet në aspektin e lojës. /FaktePlus